“Juventusi është gati” – McKennie ka ‘paralajmëruar’ Interin para derbit

Futboll

“Juventusi është gati” – McKennie ka ‘paralajmëruar’ Interin para derbit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:48
Weston McKennie

Ylli amerikan, Weston McKennie, ka bërë thirrje në drejtim të Juventusit para ndeshjes së tyre ndaj Interit.

Në një intervistë për Sky Sports Italia, reprezentuesi amerikan foli gjerësisht për paraqitjet e tij vitin e kaluar në nivel klubi – që nga rënia nga kategoria me Leedsin deri te karriera me Juventusin. McKennie beson se tani e ka gjetur veten në Itali.

Përkundër kësaj, ai është bërë një zë i fuqishëm në zhveshtore dhe ka bërë thirrje për mbështetësit e tyre dhe bashkëlojtarët e tij para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit deri më tani.

“Juventus-Inter është me të vërtetë një ndeshje e rëndësishme, megjithëse duhet thënë se këtu në Itali të gjitha ndeshjet janë shumë të forta dhe aq më tepër ndeshja kundër tyre dhe këtë vit edhe më shumë duke marrë për bazë renditjen dhe duke pasur parasysh se Serie A është kompeticioni më i rëndësishëm që ne luajmë”, ka thënë fillimisht McKennie.

“Nëse arrijmë të marrim tre pikët, do të ktheheshim në krye të renditjes, por çështja është se të gjitha ndeshjet e tjera pas kësaj do të jenë gjithashtu vendimtare, nëse kaloni në krye të tabelës pas kësaj ndeshje ju duhet të vazhdoni të qëndroni atje”, vazhdoi ai.

McKennie është bërë startues i rregullt nën urdhrat e Massimilano Allegrit këtë sezon, duke luajtur në pozita të ndryshme varësisht si e kërkon situata. Versatiliteti i tij e ka bërë atë një lojtar shumë të rëndësishëm për teknikun italian.

Tani, para ndeshjes më të madhe të sezonit deri më tani, ai është përdor si një zë i fuqishëm, diçka që askush nuk do ta kishte besuar një vit më parë.

Ky duel do të jetë i rëndëisshëm para se gjithash për shkak se një fitore e “Zonjës së Vjetër” do t’u siguronte atyre kreun e tabelës, ndërsa Interi në rast fitoreje do të rriste epërsinë në pesë pikë ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat