Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare

Futboll

Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Inzaghi

Juventus dhe Inter, do të përballen dy skuadrat që udhëheqin kampionatin dhe konsiderohen si rival për titull këtë sezon.

Pas 12 javësh, diferenca është vetëm dy pikë në favor të Interit.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se ndeshja ndaj Juventus nuk mund të jetë vendimtare për fatet e titullit.

“Do të jetë një ndeshje e madhe, luan vendi i parë me vendin e dytë.

Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, përballen dy skuadra që janë të ngjashme dhe që kanë marrë shumë pikë deri në këtë fazë të kampionatit.

A e prisja këtë Juventus? Sigurisht që po, kanë një trajner të shkëlqyer si Allegri. Juventus ka një skuadër shumë të mirë dhe ata duan të fitojnë gjithmonë. Këtë vit kanë edhe më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet pasi nuk janë në Evropë, e dimë të gjithë që ky është një avantazh i madh. Megjithatë, ne nuk fshihemi dhe i dimë shumë përgjegjësitë dhe objektivat tonë.

Ndaj Juventus nuk do të jenë Bastoni dhe Pavard, ndërsa më duhet të vlerësoj gjendjen e Cuadrados dhe Sanches. Cuadrado është një lojtar i madh, por iu shfaqën disa probleme në tendinë të cilat nuk i ka pasur kurrë më parë. Kjo na ka penalizuar.

E përsëris që ndeshja me Juventus nuk do të jetë vendimtare. Do të jetë e rëndësishme kjo kuptohet, por mbeten edhe shumë sfida të tjera për t’u luajtur”, ka thënë Inzaghi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat