Neville: Është një fenomen absolut

Futboll

Neville: Është një fenomen absolut

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Gary Neville

Gary Neville i ka thurur elozhe sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland pas barazimit 1-1 me Liverpool në Premier League të shtunën.

Ish-mbrojtësi i Manchester United lavdëroi sulmuesin norvegjez pasi ky i fundit u bë lojtari më i shpejtë që arrin 50 golat në kampionatin anglez.

Haaland zhbllokoi ndeshjen kundër Liverpool me një gol të bukur në minutën e 27-të përpara se Trent Alexander-Arnold të barazonte në minutën e 80-të.

Me atë gol, Haaland u bë lojtari më i shpejtë në histori që arrin 50 gola në Premier League. Sulmuesi norvegjez e arriti këtë shifër vetëm në paraqitjen e tij të 48-të, duke thyer rekordin e gjatë të Andy Cole prej 50 golash në 65 ndeshje.

Duke folur pas ndeshjes, legjenda e Manchester United, Gary Neville tha për 23-vjeçarin e Erling Haaland.

“Ai është një gjigant, ai është lojtar i klasit botëror. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë lojtar, askush nuk ka. Është fenomenal, ai është një fenomen absolut,” tha Neville në episodin e fundit të podcastit të tij.

“Ne jemi me fat që e kemi atë në Premier, e thashë këtë sezonin e kaluar, ne zakonisht nuk marrim lojtarë si ai, ata zakonisht shkojnë te Real Madrid ose Barcelona”".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat