Donny van de Beek: Dua të luaj, paratë nuk janë motivimi im

Futboll

Donny van de Beek: Dua të luaj, paratë nuk janë motivimi im

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:55
.Donny van de Beek

Këtë të shtunë, holandezi Donny van de Beek ka dhënë një intervistë për gazetën britanike “Mirror”, duke e bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United sapo të rihapet merkatoja dimërore. Mesfushori holandez ka luajtur vetëm 21 minuta në sezonin 2023/24, ndaj synon të “ndryshojë gjërat” për të qenë rregullisht në fushë.

“Mezi pres të luaj sërish. Tani trajneri po provon opsione të ndryshme. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe nuk jam i vetmi që kërkoj të largohem. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në janar.

Dua të luaj sërish, nëse jo te Manchester United, atëherë në një klub tjetër. Duhet të jem ambicioz.

Gjithmonë kam qenë i apasionuar pas lojës. Unë jam absolutisht i çmendur për futbollin. Unë kam një jetë të mirë te Manchester United, por paratë nuk janë motivimi im. Dua të kënaqem duke punuar çdo ditë”, tha lojtari i mbërritur në “Old Trafford në verën e vitit 2020, në këmbim të afro 40 milionë eurove (nga Ajaxi).

Ky mund të jetë një tjetër rast që mund të tronditë dhomën e zhveshjes së Man United. Kohët e fundit, u shfaqën zëra për pakënaqësinë e Raphael Varane në lidhje me vendimet e Erik ten Hag. Qendërmbrojtësi francez nuk i pëlqeu stoli në humbjen (3-0) kundër rivalëve të Man City-t dhe duket se ka humbur hapësirë ​​në formacionin fillestar në dy ndeshjet në vijim. Ai luajti një minutë në fitoren (1-0) dhe 11 minuta në suksesin kundër Lutonit (1-0).

Para ndeshjes me Evertonin, Erik Ten Hag mohoi çdo konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat