Pritja e mbrëmshme e Maignan vlerësohet si art

Futboll

Pritja e mbrëmshme e Maignan vlerësohet si art

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 13:09
Pamje nga një ndeshje

Mike Maignan luajti edhe një herë tjetër rol vendimtar, teksa Milani regjistroi fitore ndaj Fiorentinas të shtunën.

“Rossonerët” fituan me rezultatin minimal 1:0, falë një goli të Theo Hernandezit nga penalltia.

Në fund të ndeshjes një pritje vendimtare u bë nga Maignan, i cili ndali me fytyrë një goditje të Lucas Bletran.

Portieri francez mori vlerësime të larta pastaj nga mediat italiane dhe jo vetëm.
“La Gazzetta dello Sport” shkroi: “Pritja me fytyrë është art modern. Calabria i puthi kokën në emër të San Siros”.

“Tuttosport” u la pak më pak i impresionuar nga homologët e tyre milanez, por megjithatë foli mirë për punën e portierit francez në fitore, duke komentuar: “Ai e trembi San Siron pas një pritjeje të madhe ndaj Beltran. Natyrisht, ai qëndroi në fushë deri në minutën e 90-të dhe bëri më të mirën”.

Vlerësimet e Maignan në gazetat italiane:

Gazzetta dello Sport: 8

Tuttosport: 7.5

Corriere dello Sport: 8

Corriere della Sera: 7.5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat