Partizani – Dinamo, arbitrat e supersfidës

Futboll

Partizani – Dinamo, arbitrat e supersfidës

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Partizani

Partizani dhe Dinamo do të përballen ditën e nesërme në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’ për të luajtur ndeshjen e javës së 14-të të Superiores. Një derbi që garanton gjithmonë emocione të veçanta dhe të dy ekipet kërkojnë objektivat e tyre.

Sektori i Arbitrave pranë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë në përzgjedhjen e ekipit gjykues.

Nwsport.al mëson se arbitri kryesor do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji i ndihmuar nga Ridigert Çokaj dhe Nertil Bregasi, ndërsa i katërt do të jetë Daniel Vrapi. Në dhomën e VAR do të ulet Florian Lata me asistent Xhulio Manin.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji (Elbasan)
Asistent 1: Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent 2: Nertil Bregasi (Tiranë)
Arbitër i 4: Daniel Vrapi (Tiranë)
VAR: Florjan Lata (Durrës)
AVAR: Xhuljo Mani (Tiranë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat