Sali thirrje tifozëve: Të vijnë ta shijojnë këtë ndeshje të luftuar

Futboll

Sali thirrje tifozëve: Të vijnë ta shijojnë këtë ndeshje të luftuar

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:53
Sali

Portieri i Dinamo City, Edmir Sali ka dalë krah trajnerit Mehmeti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Partizanin. Gardiani i bluve ka fituar garën me Bekim Rexhepin për pozicionin e titullarit në javët e fundit duke dhuruar paraqitje të kenaqshme. Në fjalën e tij para mediave, ai u shpreh kështu:

“Ndryshimi i Dinamo City është i dukshëm. Ka ndryshuar mentaliteti, mënyra e lojës dhe ajo çfarë lojtarët japin në fushë.

Me Partizanin do të jetë një ndeshje e luftuar dhe besoj e bukur për t’u parë.

Dua që të vijnë sa më shumë tifozë ta shijojnë këtë ndeshje dhe të na mbështesin”.

Ndeshja Partizani – Dinamo do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në stadiumin ‘Arena e Demave’, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat