Icardi nuk është në planet e Real Madrid

Futboll

Icardi nuk është në planet e Real Madrid

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:51
Icardi

Real Madrid insiston se nuk ka hapur bisedimet për ta transferuar Mauro Icardin në afatin kalimtar të janarit, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Sulmuesi argjentinas është duke kaluar në formë të shkëlqyeshme pasi në 17 paraqitje në të gjitha garat në këtë sezon me Galatasaray, ka shënuar 13 gola dhe 4 asistime.

Mediet evropiane kanë shkruar për një mundësi të transferimit të Icardit tek gjiganti spanjoll.

Megjithatë klubi ka fokusin tek braziliani Endrick, që do të arrijë në korrik të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat