​Xhaka: Më duket si ëndërr të punoj më Alonson

Futboll

​Xhaka: Më duket si ëndërr të punoj më Alonson

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Granit Xhaka

Granit Xhaka është bërë shumë shpejtë figura kryesore e Bayer Leverkusen në Gjermani, skuadër kjo e cila nuk di për humbje në Bundesligë me 11 fitore dhe një barazim pas 12 ndeshjeve.

Skuadra e cila drejtohet nga trajneri Xabi Alonso është liderë e tabelës me 34 pikë, dy më shumë sse Bayern Munihu.

Duke folur për formën e skuadrës së tij, Xhaka ka thënë se po kalojnë nëpër një moment shumë të rëndësishëm, por që ka kërkuar të mos ketë eufori brenda grupit.

“Ne kemi një ekip të madh, një trajner të madh dhe një mentalitet të fortë. Nuk kemi fituar ende asgjë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Le të shohim se ku do të përfundojmë.”, tha kapiteni i Zvicrës për “SKy”.

Ai më pas ka thurrur elozhe për trajnerin e tij, spanjollin Xabi Alonso nga i cili ka thënë se po mëson shumë.

““Unë mësoj prej tij çdo ditë. Është shumë argëtuese. Ka qenë një lojtar i klasit botëror. Është si një ëndërr për mua të luaj nën drejtimin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat