Gonzalo Garcia flet pas debutimit me Real Madridin

Futboll

Gonzalo Garcia flet pas debutimit me Real Madridin

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 18:06
Gonzalo Garcia

Gonzalo Garcia është shprehur i lumtur për debutimin e tij me Real Madridin në ndeshjen e fundjavës. 

"Madrilenët" kanë fituar në udhëtim kundër Cadiz me rezultat 0-3 dhe nëntëmbëdhjetëvjeçari ishte aty. 

"Unë arrita në klub kur isha vetëm dhjetë vjeç dhe sot kam përmbushur ëndrrën për të qenë në gjendje të debutoj me Real Madridin. Një ndeshje që do ta kujtoj gjithmonë sepse nuk ka asgjë më të madhe se të vesh këtë fanellë. Falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë moment", është shprehur ai. 

Real Madrid aktualisht po e kryeson tabelën e La Liga me një pikë më shumë se Girona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat