Sot do të kompletohet xhiroja e 15-të e Superligës

Futboll

Sot do të kompletohet xhiroja e 15-të e Superligës

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Sot do të luhet ndeshja e fundit e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Fushë Kosova dhe Dukagjini do të përballen mes vete në Lipjan, në njërën prej tri ndeshjeve që u shtynë në fundjavë shkaku i reshjeve të borës, të cilat i mbuluan fushat e futbollit kosovar.

“Pampurat” kanë nevojë për fitore për t’iu qëndruar më afër ekipeve që e sigurojnë mbijetesën në ligën elitare.

Nga ana tjetër, klinasit me një trepikësh do të qëndronin të qetë në mesin e tabelës.

Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do të fillojë në orën 13:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat