Messi në telashe, spekulohet se e tradhtoi gruan dhe se rrezikon të divorcohet

Futboll

Messi në telashe, spekulohet se e tradhtoi gruan dhe se rrezikon të divorcohet

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:18
Messi dhe Antonela

Në orët e fundit janë shtuar thashethemet se Lionel Messi e ka tradhtuar gruan e tij, Antonela Roccuzzo me gazetaren sportive argjentinase, Sofia Martinez.

Messi dhe Roccuzzo e kanë kaluar një jetë bashkë, ndërsa ishin martuar në vitin 2017 pasi e kishin njohur njëri-tjetrin që në fëmijëri.

Ata janë prindër të tre djemve: Thiago, Mateo dhe Ciro, shkruan “GBN News”.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se tetë herë fituesi i Topit të Artë po rrezikon të divorcohet pasi gruaja e tij e ka përjetuar rëndë këtë pabesi.

Sidoqoftë, gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan i ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se tradhtia e imagjinuar është një lajm i rremë.

Deri tash nuk ka pasur kurrfarë komunikate apo njoftimi sqarues as nga Messi e as nga Antonela rreth kësaj çështjeje.

Mediat braziliane raportuan për një aferë të yllit argjentinas me gazetaren bashkëkombëse pas njërës prej intervistave që ia bëri kjo e fundit futbollistit të Inter Miamit.

Antonela ndërkohë nuk ishte e pranishme në stadium në ndeshjet e fundit që i zhvilloi Argjentina kundër Uruguait dhe Brazilit.

Edhe ky fakt i shton dyshimet për një çarje të mundshme të raportit mes çiftit të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat