Eriksen tek United shkon drejt fundit

Futboll

Eriksen tek United shkon drejt fundit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:32
Eriksen

Është në sezonin e tij të dytë te “Djajtë” e Manchester United, por me shumë mundësi mund të jetë i fundit.

Bëhet fjalë për “arkitektin” danez të mesfushës, Christian Eriksen, me 31-vjeçarin, i cili shumë shpejt mund t’i jap fund “aventurës” së tij, në mitikun “Old Trafford”.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, “ylli” danez i mesfushës, mund të largohet, drejt Arabisë Saudite, që në merkaton e janarit, me shumë klube, të Saudi Pro League, që janë të gatshme të hapin “thasët”, për ish-“fantazistin” e Ajax, Inter e Tottenham.

Ndërkaq, kujtojmë, se Eriksen u transferuar te Manchester United, si një lojtar i lirë, në verën e vitit 2022, pas largimit nga skuadra e Brentford dhe tashmë është në “listën e zezë” të “Djajve”, listë, që sipas ekspertëve të futbollit pritet të bëjë “revolucion” te “gjigantët” anglezë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat