Ancelotti flet për ndeshjen ndaj Napolit

Futboll

Ancelotti flet për ndeshjen ndaj Napolit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:06
Ancelotti

Carlo Ancelotti dhe Real Madrid po përgatiten për të përballur ndeshjen e Champions League në “Bernabeu” kundër Napolit.

Një ndeshje e cila, në rast të një rezultati pozitiv, do t’i lejonte spanjollët të përfundonin grupin C të parët, përpara Napolit që kërkon pikët kualifikuese për në fazën e 1/16. Ancelotti e di mirë që skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme ndaj Napolit që është tashmë nën drejtimin e Mazzarit.

“Ai është një trajner me përvojë. Unë nuk jam i habitur prej tij.

Ndryshimi i trajnerit sjell motivim shtesë te lojtarët. Ne duhet të tregojmë kujdes ndaj Napolit pasi është një ekip i fortë me një teknik të lartë.

Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje Kvaratskhelia dhe Osimhen, ata janë rreziku numër një dhe ne duhet të kemi shumë kujdes prej tyre”, tha ndër të tjera Ancelotti në konferencën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat