Guardiola e bën përsëri

Futboll

Guardiola e bën përsëri

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:14
Guardiola

Dy barazime radhazi, edhe pse kundër skuadrave të mëdha si Chelsea dhe Liverpool, i kanë kushtuar kreun Manchester City-t, i kaluar nga Arsenal-i në krye të Premier League.

Asgjë nuk është humbur, natyrisht, por për kampionët e Europës dhe në veçanti për Pep Guardiola-n fundjava e parë e futbollit pas kombëtareve nuk ka pasur shumë lajme të mira.

Pas ndeshjes së të shtunë kundër skuadrës së Klopp, në fakt, e ndezur edhe nga një debat me Darwin Nunez, trajneri i City-t e ka marrë pushim të dielën dhe është marrë me punët e tij personale, por ka pasur një problem.

Pasi e ka parkuar makinën e tij në vijat e verdha për plot tri orë, në fakt, në fund të ditës Guardiola ka marrë një tjetër gjobë nga policia bashkiake e Mançesterit, me vlerë 60 sterlina.

Bëhet fjalë për një shkelje të dytë nga ana e trajnerit spanjoll, i cili është gjobitur edhe gushtin e kaluar.

Këtë herë, pasi ka shkuar në një restorant, Pep ka vendosur të bëjë disa blerje para Krishtlindjeve, siç kanë treguar fotot që i janë bërë nga “paparacët”.

Më pas ka marrë lajmin e keq pasi ka parë gjobën në makinën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat