Lojtari i Shkupit: Edhe ndaj Gostivarit duam tre pikë

Futboll

Lojtari i Shkupit: Edhe ndaj Gostivarit duam tre pikë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:39
Shkupi

Futbolli në Maqedoni vazhdon  edhe në këtë mesjavë, me ndeshjet e javës së 16-të, që luhet të mërkurën.

"Ekipi ynë këtë ndeshje e luan në cilësinë e mysafirit, ndërsa përballë do të kemi skuadrën e Gostivarit.

Ndeshja do të luhet në Strumicë, në stadiumin “Mlladost”, shkaku se stadiumi i qytetit të Gostivarit shkaku i reshjeve të borës nuk është në gjendje të mirë", njofton FC Shkupi..

Për duelin ndaj Gostivarit, ka folur futbollisti i repartit mbrojtës të Shkupit, Mario Mlladenovski, i cili me golin e vetëm në duelin e fundit, i solli tri pikë ekipit shkupjan.

“Kaluam një sfidë të vështirë, sikurse ishte ajo ndaj Makedonija Gj.P, një ndeshje ku shënova gol dhe morëm tri pikë shumë të rëndësishme. Deri në fund të sezonit na presin edhe tre ndeshje shumë të rëndësishme.

Dueli i parë nga to është ai i të mërkurës kundër Gostivarit, të cilin e respektojmë si kundërshtarë, pasi ka shumë futbollistë të mirë, por ne shkojmë për të marrë tri pikë dhe të mbetemi në kreun e tabelës”, ka thënë Mlladenovski.

Në ndeshjen Gostivari – Shkupi, drejtësinë do të ndajë arbitri nga Kavadari, Stojançe Tërpçevski.

Ndeshja luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat