Panadiç kthehet në Kosovë?

Futboll

Panadiç kthehet në Kosovë?

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Panadiç

Largimi i trajnerit grek Akis Vavalis ka bërë që drejtuesit e Dritës të mendojnë për gjetjen e një trajneri të ri.

Ish trajneri i Ferizajit, kroati me përvojë Andrej Panadiç është nga emrat e përfolur për trajner të ri të skuadrës së njohur nga Gjilani.

Ndërkohë, në një prononcim të shkurtë për Open-TV, ai ka thënë se deri më tani askush nuk e ka kontakuar nga Drita.

“Askush deri më tani nuk më ka kontaktuar nga Drita, prandaj s’mund të them asgjë në këtë moment.

E njoh mirë futbollin kosovar, dhe për mua do të ishte kënaqësi që të kthehem sërish atje, sidomos te Drita”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, mediat në Kosovë shkruajnë se kandidatë të tjerë për të marrë postin e trajnerit te Drita janë; Afrim Tovërlani, Bylbyl Sokoli dhe Zekirija Ramadani.

Në renditjen tabelore, Drita zë pozitën e tretë me 25 pikë , dhjetë më pak se lideri Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat