Haaland e thyen një rekord

Futboll

Haaland e thyen një rekord

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:19
Haaland

Erling Haaland po vazhdon të thyejë rekorde.

Ylli norvegjez e realizoi njërin prej tre golave në fitoren me rezultat 3:2 ndaj Leipzigut mbrëmë.

Me këtë rast, 23 vjeçari arriti në kuotën e 40 golave nga 35 ndeshje të zhvilluara.

Këtë, ai e ka arritur me tri klube, me Salzburgun, Borussia Dortmundin dhe kampionin aktual evropian.

Kështu, Haaland u bë lojtari më i ri në histori të Championsit që i shënon 40 gola në këtë garë prestigjioze.

Ai ishte njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë sivjet, por përfundoi i dyti pas Lionel Messit.

Haaland e pati një sezon fantastik duke i fituar tre trofe me “Citizens”, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat