Lojtarit të Benfika-s, i ndalohet hyrja në Kosovë

Futboll

Lojtarit të Benfika-s, i ndalohet hyrja në Kosovë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:22
Ivan Çishkala

Ivan Çishkala, lojtarit rus të Benfika-s në futsall i është ndaluar hyrja në Kosovë. Kështu ka raportuar mediumi portugez, abola.pt.

Ivan Çishkala është jashtë “Elite Raund” të Ligës së Kampionëve. Anësori ndërkombëtar rus nuk ka marrë autorizim nga Kosova për të hyrë në vend. Benfika është kundërshtar i FC Prishtina 01 në “Elite Round” që mbahet në kryeqendrën e Kosovës.

Mediumi portugez thekson se kjo është një humbje e madhe për ekipin e Mario Silva.

Ndeshja mes FC Prishtina 01 dhe Benfika-s luhet të shtunën nga ora 19:00 në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat