Voska Sport zhgënjen

Futboll

Voska Sport zhgënjen

Nga: K.G. Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:02
Pamje nga ndeshja

Voska Sport zhgënjeu tifozët e vet në Ohër, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 nga Tikveshi nga Kavadari. 

Humbje e rëndë për skuadrën shqiptare, që e mban në zonën e rrezikut.

Në fund të pjesës së parë Jasharovski u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Voskën me një lojtar më pak për gjatë gjithë pjesës së dytë. 

Ivanovski (27' e 80'), Spahiu (76') shënuan për fitoren e Tikveshit.

Pas javës së 16-të në kampionatin maqedonas, Tikveshi renditet në vend të pestë me 22 pikë e Voska në të 10-tin me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat