Inter kërkon të marrë mesfushorin shqiptar me parametra zero

Futboll

Inter kërkon të marrë mesfushorin shqiptar me parametra zero

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:18
Vata

Interi është në gjurmët e një tjetër lojtari shqiptar.

Bëhet fjalë për Rocco Vatën, djalin e Rudi Vata-s.Klubi zikaltër dërgoi përfaqësues të vetët për të ndjekur nga afër ndeshjen  të rinjve mes Lazios dhe Celtic, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht djali i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, i cili vesh fanellën e klubit skocez.

Vata ka kontratë me Celtic deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Celtic si klubi që e ka formuar futbollistin.

Mediat pranë klubit zikaltër raportojnë se Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Gjithsesi plani i drejtuesve të Interit duket se është ta marrin dhe ta huazojnë në të tjerë klube të Serisë A, për t’i dhënë mundësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat