Interi dhe Reali luajnë për vendin e parë, United kërkon kualifikimin

Futboll

Interi dhe Reali luajnë për vendin e parë, United kërkon kualifikimin

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:22
Ndeshjet

Emocionet e Champions League vijojnë dhe mbrëmjen e sotme. Inter ka siguruar kalimin më tej, por kërkon ta mbyllë grupin si kryesuese dhe për këtë duhet të mundë Benficën, që deri më tani nuk ka marrë asnjë pikë.

Zikaltërit vijnë pa 3 lojtarë të rëndësishëm si Bastonin, Pavard dhe Dumfris, ndërsa portugezët luajnë me formacionin më të mirë. Në anën tjetër për fitore luan dhe Sociedad që përballet me Salzburg në shtëpi. Spanjollët janë të kualifikuar, por synimi tani është ta mbyllin të parët.

Ndeshje e bukur dhe shumë interesante është dhe ajo mes Real Madrid e Napolit. Dy ekipe e kanë siguruar kualifikimin më tej, por madrilenët kërkojnë ta mbyllin grupin me pikë të plota dhe të bëjnë detyrën dhe këto dy ndeshje të fundit.

Në grupin A, llogaritë e kualifikimit për skuadrën e dytë janë ende të hapura. Manchester United kërkon me detyrim fitoren ndaj Galatasaray-t nëse do të shpresojë deri në fund për një biletë më tej.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Bayern që e ka siguruar kualifikimin, përballet në Alianz Arena me Kopenhagen. 

Në grupin B, Arsenal sot ka mundësi të sigurojë një biletë për më tej. Topçinjtë përballen me Lens në shtëpi dhe rast të një suksesi e mbyllin grupin si kryesues. Ndërkohë Sevilla luan me PSV Eindhoven për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat