Nasri: Penallti si ajo për PSG-në ndaj Newcastle nuk jepen kurrë

Futboll

Nasri: Penallti si ajo për PSG-në ndaj Newcastle nuk jepen kurrë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Pamje nga ndeshja

Penalltia e dhënë për PSG në fundin e kohës shtesë ndaj Newcastle, prej nga erdhi barazimi 1-1, shkaktoi shumë diskutime edhe në Francë, jo më në Angli, ku janë shfaqur të tërbuar.

Samir Nasri, ish-lojtari i Marseille dhe Manchester City, foli për arbitrimin e ndeshjes në “Parce des Princes”, që nuk ishte në nivel, sipas tij.

“Për mua asi rasti nuk është kurrë penallti. Topi goditi fillimisht trupin dhe më pas kërceu në dorë, – tha ai për “Canal+”. –

Mendoj se ishte një kompensim i thjeshtë për gjithçka që ndodhi gjatë ndeshjes, saktësisht për faullin e pësuar nga Achraf Hakimi (i prekur nga Gordon në zonë)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat