Thiaw kryen vizitat mjekësore

Futboll

Thiaw kryen vizitat mjekësore

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:08
Thiaw

Thiaw kryen vizitat mjekësore, ja kur pritet rikthimi në fushë!

Malick Thiaw u dëmtua mbrëmjen e të martës ndaj Borussias së Dortmundit, duke futur në emergjencë mbrojtjen e Milanit, që nga 6 futbollistë të prapavijës që ka në organikë, sheh 5 prej tyre të mungojnë për shkak lëndimi.

Mbrojtësi gjerman ka kryer testet mjekësore paraditen e sotme, të cilat kanë evidentuar një dëmtim muskulor dhe situata do të monitorohet sërish pas 10 ditësh, për të përcaktuar saktë kohën e rikuperimit.

Megjithatë në kampin kuqezi janë të bindur tashmë që Thiaw nuk do të mund të rikthehet në fushë më për vitin 2023, duke vështirësuar edhe më shumë punën e trajnerit Pioli për të dalë nga kriza.

Tekniku kuqezi shpreson në një rikuperim më të shpejtë të danezit Simon Kjaer dhe të të riut Pellegrino, duke qenë se Kalulu do të rikthehet vetëm pas muajit mars dhe aktualisht në qendër të mbrojtjes është në dispozicion vetëm Fikayo Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat