Las Palmas-in fiton 5 milionë euro falë Pedrit

Futboll

Las Palmas-in fiton 5 milionë euro falë Pedrit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Pedri

Ndeshja e njëqindtë e Pedrit me fanellën e Barcelonës ka bërë të lumtur Las Palmasin.

Ish-skuadra e mesfushorit në fakt do të fitojë edhe 5 milionë të tjera, një bonus për të cilin ka rënë dakord me Barcelona-n në rastin e arritjes së ndeshjes së njëqindtë për të paktën 45 minuta.

Padyshim që është një “shpenzim” që Blaugranët prisnin të bënin këtë sezon, duke qenë se spanjolli është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Xavi-n.

Për momentin, Las Palmas ka fituar 22 milionë euro në total nga shitja e Pedri-t: 5 fikse plus bonus të menjëhershëm, 4 milionë në ndeshjen e 25-të të luajtur, 5 të tjera në të pesëdhjetën dhe dy të tjera me debutimin në kombëtaren e parë të Spanjës.

Do të kishte ende një bonus që Las Palmas mund të merrte, por që për momentin duket i pamundur: 15% nga një shitje e mundshme e ardhshme e lojtarit.

Klauzola e Pedrit është 1 miliard, kështu që Las Palmas mund të marrë deri në 150 milionë euro në rastin hipotetik që Pedri të blihet për shumën e çmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat