Daja: Ndikuan mungesat

Futboll

Daja: Ndikuan mungesat

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 21:53
Ilir Daja

Ballkani u mposht 0-1 nga Viktoria Plzen në “Air Albania”, por kampionët e Kosovës mbeten në garë për t’u kualifikuar.

Tashmë fitorja në Zagreb përballë Dinamos duhet shoqëruar me mungesën e suksesit të Astanës kundër çekëve të Plzenit.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja analizoi duelin e luajtur në kryeqytetin shqiptare, teksa u shpreh se mungesat ndikuan në rezultatin final të takimit.

“Ka qenë një pjesë e parë e luajtur shumë mirë. Kemi patur probleme me mungesat, por kjo nuk është për të justifikuar humbjen, por aty ku do të mund të kishim freskuar ekipin në fund të pjesës së dytë, ne kishim tre lojtarë të lënduar.

Mbetëm pa opsione. Ky është maksimumi në mungesë të kontingjentit të lojtarëve, pasi lëndimi i Kryeziut në stërvitjen e fundit na bëri të ndryshojmë gjërat.

Nuk duhet harruar se përballë kishim një ekip me përvojë të madhe në garat europiane, ndërsa për ne është vetëm viti i dytë në Europë“, u shpreh tekniku i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat