Balotelin nuk e çudit humbja e Milanit

Futboll

Balotelin nuk e çudit humbja e Milanit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Baloteli

Mario Baloteli duket se nuk është çuditur nga disfata e rëndë e Milanit ndaj Borusia Dortmund në “San Siro”.

Ish-sulmuesi i kuqezinjve, mendon se skuadra e Piolit nuk është më në lartësinë e duhur për atë që pretendohet prej saj.

“Ashtu siç i kam parë unë të luajnë në ndeshjet e fundit, është një ekip që vështirë se mund ta klasifikosh.

Ndoshta bën superndeshjen ndaj PSG-së, por pastaj bën hapa të gabuar të bujshëm.

Problemi ndoshta është motivimi. Nuk ka fenomenë, me përjashtim të 2-3 lojtarëve.

Lojtari mund të ketë pak a shumë motivime, por duhet t’i gjesh. Një shembull është Kupa e Italisë ku në ndeshjet e para luan kundër skuadrave inferiore dhe zakonisht në fushë është ai që nuk luan kurrë.

Nëse është titullari, nuk është se luan pa dëshirë, por nuk ka motivimin që mund të ketë në Ligën e Kampioneve.

Pastaj gjërat ndryshojnë në çerekfinale apo gjysmëfinale. Një Milan që fiton Ligën e Europës bën më pak bujë se sa skuadra të tjera”, theksoi sulmuesi italian/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat