​Gjërat që Bellingham ka arritur te Reali për 177 ditë janë të çmendura

Futboll

​Gjërat që Bellingham ka arritur te Reali për 177 ditë janë të çmendura

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Jude Bellingham

Jude Bellingham nënshkroi për Real Madridin para 177 ditëve, dhe që nga atëherë ka treguar paraqitje fantastike.

Bellingham deri tani ka arritur të bëjë 16 paraqitje në të gjitha garat për Realin, duke shënuar 15 gola dhe duke regjistruar katër asistime, raporton KosovaPress.

Përveç këtyre statistikave, Bellingham fitoi edhe Kopa Award Trophy, si dhe Golden Boy Award.

Më tej, Bellingham u zgjodh edhe lojtari më i mirë i muajit gusht dhe tetor në La Liga.

Bellingham gjithashtu ka fituar edhe çmimin lojtari më i mirë i ndeshjes plot nëntë herë.

Ylli anglez u zgjodh edhe lojtari më i mirë i muajit gusht, shtator dhe tetor te Real Madridi.

Bellingham shënoi dy gola në debutimin e tij në “El Clasico” si mysafirë i Barcelonës, ndërsa është edhe lojtari i parë që ka shënuar në katër ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve.

Bellingham ka tejkaluar edhe Cristiano Ronaldon e Di Stefanon, pasi që ka shënuar më së shumti gola në 15 ndeshjet e para si lojtar i ri i Real Madridit, në histori të klubit.

Kanë kaluar vetëm katër muaj që nga transferimi i tij, dhe Bellingham ka statistika të çmendura si lojtar i Real Madridit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat