Ramadani tregon se cilat skuadra do në grup

Futboll

Ramadani tregon se cilat skuadra do në grup

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Ylber Ramadani

Lider te Lecce dhe te kombëtarja. Ylber Ramadanit iu deshën vetëm pak kohë për t’u kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm te skuadra italiane, ndërsa për Sylvinho është gjithmonë në formacionin e përfaqësueses kuqezi. Mesfushori ka folur për sezonin e tij të parë në Serie A dhe për kualifikimin në Euro 2024 në konferencën për mediat përpara fundjavës së kampionatit italian.

Kjo dalje e Ramadanit vjen edhe një ditë përpara shortit që do të njohë Shqipërinë me rivalët në finalet e Euro 2024.

“Do të doja një grup Itali-Gjermani-Zvicër-Shqipëri. Të shohim nesër.

Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej tyre luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë.”

Deri te Euro 2024 ka kohë, ndërsa objektiv i shpejtë për Ramadanin është kthimi te fitorja me Leccen.

“Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën ka një ndeshje të vështirë në të cilën duhet të marrim pikë”.

Që nga transferimi në ditët e fundit të merkatos së verës, Ylber Ramadani ka luajtur të gjitha ndeshjet me Leccen në këtë sezon të Seria A, ndërsa do të jetë sërish titullar në sfidën e së dielës kundër Bologna..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat