Meret i ofrohet Interit me parametra zero

Futboll

Meret i ofrohet Interit me parametra zero

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 16:27
Alex Meret

Inter vazhdon të jetë shumë aktiv në merkaton e lojtarëve me parametra zero.

Siç raporton “Sportmediaset”, Alex Meret u është ofruar zikaltërve për verën e ardhshme.

Në fakt, kontrata e portierit skadon në vitin 2024 me Napolin dhe mund të jetë një alternativë luksoze për Yann Sommer, portierin titullar të Interit.

Megjithatë, Inter ka vënë në pikëpamje disa emra portierësh për sezonin e ardhshëm, Illan Meslier nga Leeds dhe Bento i Athletico Paranaense.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e një rikthimi të mundshëm të Andre Onana, pasi sezoni i tij i parë me Manchester United ka qenë tepër i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat