FIFA gati të ndalojë Onanën

Futboll

FIFA gati të ndalojë Onanën

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:47
Andre Onana

Andre Onana është rikthyer të jetë pjesë e kombëtares së Kamerunit, i cili pas një viti deklaroi shkëputjen e tij nga përfaqësuesja afrikane.

Gjithsesi gardiani kërkon që të mos grumbullohet nga trajneri Rigobert Song në Kupën e Afrikës, për arsye se do të qëndrojë te Junajtid në periudhën janar-shkurt.

Kjo gjë ka sjellë në vëmendje një nga rregullat e FIFA-s, që e ndalon në mënyrë kategorikë këtë gjë.

Nëse një lojtar kërkon të mos jetë pjesë e kombëtares së tij për vetëm një periudhë, atëherë ai duhet të zgjedhë që mos të luajë më kurrë për përfaqësuesen e tij, ndryshe do të duhet të pranojë ftesën që i vjen nga trajneri.

Kështu që Onana duhet të zgjedhë midis Mançester Junajtid dhe kombëtares kamerunase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat