Juventusi mund Monzën dhe merr kreun e Serisë A

Futboll

Juventusi mund Monzën dhe merr kreun e Serisë A

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

“Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një fitore spektakolare në transfertën e “Brianteo”, ku kanë mundur, me rezultatin e ngushtë, 1:2, skuadrën e Monza, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Bardhezinjtë dominuan sfidën në pjesën e parë, ku humbën një penallti me Vlahoviç por pastaj shënuan shumë shpejt golin e parë.

Më pas, ekipi i Alegrit kontrolloi me qetësi lojën, duke u munduar që të siguronte pikët e plota ndaj skuadrës që i kishte krijuar shumë probleme në edicionin e kaluar.

Dhe kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fitores minimale të bardhezinjve, një harkim i Karbonit në zonë nuk u devijua nga askush dhe përfundoi në rrjetën e Sheznjit, Pa u shuar mirë festa, Juventusi ia doli të gjente golin e fitores, me Gatin i cili u kthye në bomber në zonën kundërshtare, duke vendosur fatin e sfidës në minutën e 94-t të saj,.

Kështu, Juventusi ngjitet në vendin e parë, duke kaluar me një pikë Interin i cili këtë javë ka një ndeshje të komplikuar përballë Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat