Sylvniho ëndërron të shkojë me Shqipërinë në Botëror

Futboll

Sylvniho ëndërron të shkojë me Shqipërinë në Botëror

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:02
Sylvniho

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvniho ëndërron finalet e Botërorit me Shqipërinë.

Ai ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”.

"Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë.

Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Evropian", ka thënë braziliani.

Nesër, të shtunën, hedhet shorti i për grupet e Euro 2024 dhe Shqipëria do ta kuptojë se ku bën pjesë.

Në fushatën e sapombyllur kualifikuese Shqipëria për herë të parë në histori të eliminatoreve përfudnoi e para në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat