Arsimi një ditë para ndeshjes udhëtoi në Koçani: Shpresojmë dhe besojmë në rezultat pozitiv

Futboll

Arsimi një ditë para ndeshjes udhëtoi në Koçani: Shpresojmë dhe besojmë në rezultat pozitiv

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:25
Arsimi

KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit që sot ndodhet në Koçani përpara ndeshjes së nesërme kundër Osogovës, në kuadrin e javës së 14-të të Ligës së dytë të RMV-së.

Ndeshja luhet në stadiumin “Nikola Mantov” dhe fillon prej orës 13:00. Arsimi është në seri pozitive të rezultateve, ku pas javës së 13-të mbajnë pozitën e 7-të me 19 pikë, Osogovo e 14-ta me11 pikë.

"Ekipi ynë ka udhëtuar që ditën e sotëshme në qytetin e Koçanit, që sa më të përgatitur të presin ndeshjen e nesërme ndaj ekipit të GFK Osogovo.

Shpresojmë dhe besojmë në rezultat poziti", njofton KF Arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat