Rabiot, për disa muaj duhet të vendosë të ardhmen e tij

Futboll

Rabiot, për disa muaj duhet të vendosë të ardhmen e tij

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Francezi Rabiot

Francezi Rabiot ishte i pari te Juventusi që përdori fjalën “scudetto”, të paktën publikisht.

Këtë e bëri pas barazimit ndaj Interit, që ringjalli shpresën bardhezi për të luajtur për trengjyrëshin deri në fund.

Rabiot është një nga simbolet e kësaj “zonje”, që mund të mos jetë e bukur, por e ekuilibruar si skuadër dhe efektive.

Kuriozë ta themi këtë për një lojtar që qershorin e kaluar u rinovua për vetëm një vit dhe pas pak muajsh do të duhet të vendosë sërish të ardhmen e tij.

Te Juventusi, padyshim që shpresojnë për tjetër rinovim, ndoshta me një datë skadimi të zhvendosur shumë më vonë, jo vetëm 12 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat