Gundogan: Sa herë që kritikoj ekipin tim, e nis nga vetja

Futboll

Gundogan: Sa herë që kritikoj ekipin tim, e nis nga vetja

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
Gundogan

Ilkay Gundogan thyen heshtjen. Mesfushori i Barcelonës foli për “BeIN Sports”, duke iu rikthyer deklaratave të tij pas “El Clasico”:

“Nuk mund ta vendos veten në vendin e të tjerëve për të ditur se si e pritën, por thjesht thashë sinqerisht mendimin tim. Qëllimi im nuk ishte të sulmoja asgjë dhe askënd.

Sa herë që kritikoj ekipin tim, për çdo gjë, përfshij edhe veten time.

Unë gjithmonë e filloj nga vetja. Mendoj se kam përvojë të mjaftueshme për të ditur se si funksionon kjo lojë, por gjithmonë shikohem në pasqyrë fillimisht dhe gjykoj veten time në fillim, jo të tjerët.

Unë dua që të bëjmë më të mirën që mundemi, sepse e shoh këtë ekip me shumë potencial dhe shumë cilësi”.

lkay Gundogan nuk është i interesuar për një kalim në Arabinë Saudite në merkaton e ardhshme.

Për ‘Mundo Deportivo’, përfaqësuesit e mesfushorit gjerman e mohuan këtë informacion të publikuar orët e fundit nga shtypi arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat