Real Madridi mbetet destinacioni më real për Mbappen

Futboll

Real Madridi mbetet destinacioni më real për Mbappen

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 13:01
Mbappe

Real Madrid mbetet si kryesuesi për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe vitin e ardhshëm.

“Los Blancos” janë ende në rrugën e duhur për të arritur objektivin e tyre për të sjellë yllin francez në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor 2024, me sulmuesin që ka mundësinë për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 12 muaj, por nuk besohet se ka ndonjë shans që kjo të ndodhë.

Sidoqoftë, derisa e ardhmja e tij po shkon drejt një momenti vendimtar, Real Madridi po tregohet i kujdesshëm për të mos e humbur mundësinë e nënshkrimit me 24-vjeçarit, siç bëri në vitit 2022.

Pavarësisht dëshirës së klubit për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Monacos, ata nuk do të presin pafundësisht për të pasi duan një përgjigje mbi planet e tij në fillim të vitit 2024.

Gazetari nga “Sky Sports Germany”, Florian Plettenberg, pretendon se PSG-ja nuk është e prekur nga situata dhe se Liverpooli nuk do të bëjë një ofertë për kapitenin e Francës.

Kësisoj, Real Madridi mbetet ende destinacioni më real për Mbappen, qoftë vitin e ardhshëm apo në vitin 2025..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat