Trajneri i Vllaznisë ka sinqeritet dhe numëron ditët deri në janar

Futboll

Trajneri i Vllaznisë ka sinqeritet dhe numëron ditët deri në janar

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:25
Osmani

Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 3-0 kundër Vllaznisë. Ekipi i drejtuar nga Tetova tregon edhe njëherë tjetër se ka seriozisht në këtë vit për të fituar titullin kampion. Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë në ditën e sotme.

Goli i parë i takimit u shënua nga Ndreca në minutën e 23, i cili tregoi edhe njëherë tjetër klas me të majtën e tij.

Nga krahu tjetër, në të 31 ishte Paulauskas që dyfishoi shifrat. Për t’i vendosur kapakun kësaj historie mendoi Isgandarli në të 41, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Vllaznisë. Më poshtë gjeni intervistat e trajenrëve për “MCN TV”:

Osmani: “Është e vërtetë, kështu nuk shkon, diçka duhet të ndryshojë. Sot nuk e kuptuam se kur ishte momenti për të sulmuar dhe kur ishte momenti për t’u mbrojtur.

Kemi bërë edhe analiza sesi të mos pësojmë këto gola dhe në mënyrë të ngjashme e pësojmë. Duhet të bëjmë më mirë sesa kaq. Duhen përforcime me patjetër në janar, na duhen përforcime të vërteta. Por kemi edhe tre ndeshje për të luajtur dhe duhet të vazhdojmë më tej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat