Formacionet e sfidës Newcastle - Manchester United

Futboll

Formacionet e sfidës Newcastle - Manchester United

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:26
Formacionet

Në orën 21:00, “bardhezinjtë” e Neëcastle do të presin në “shtëpinë” e tyre, “St.James Park”, “Djajtë e Kuq” të Manchester United, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet vetëm spektakël.

Përsa i përket formacioneve, tekniku, Eddio Hoëe i ka rreshtuar “Dallëndyshet” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është “gardiani” anglez, Nick Pope. Në krahët e mbrojtjes janë Tripper e Livramento, me qendrën që mbulohet nga Schar e Lascelles. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Joelinton, Bruno Guimaraes e Miley, ndërsa sulmit përbëhet nga “tridenti” Anthony Gordon, Alexander Isak e Almiron.

Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag i ka pozicionuar në fushë “Djajtë” e tij, por me formacionin e tij të zakonshëm, 4-2-3-1, ku në portë është kamerunasi, Andre Onana.

Nga krahët e mbrojtjes vijnë Wan-Bissaka e Diogo Dalot, ndërsa në qendër janë Luke Shaw e Harry Maguire. Më të tërhequr në mesfushë janë Scott McTominay e Mainoo, ndërsa Rashford, Bruno Fernandes e Alejandro Garnacho pozicionohen pas sulmuesit të vetëm, francezit, Anthony Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat