Besa e Dobërdollit siguroi titullin kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Besa e Dobërdollit siguroi titullin kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut 

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:58
Besa e Dobërdollit

Tre fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe tre fitore të skuadrave mysafire me  21 gol të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 14-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë, ku skuadra e nga Dobërdolli edhe zyrtarisht  siguroi epitetin kampion i sezonit vjeshtor.

Klubi i futrbollit Besa nga Dobërdolli pas fitores së sotme kundër Bashkimit në Kumanovë 3:0 me 37 pikë të grumbulluara zyrtarisht siguroi titullin kampin të sezonit vjeshtor që është suksesi më i madh i kësaj skuadre deri më tani. 

Për fitoren e sigurt dhe të pastër si loti sot u kujdesë fiton Ademi i cili në pjesën e pare realizoi dy gola dhe Zani Nazifi i cili shënoi në pjesën e  dytë për rezultatin përfundimtar 3:0.

E veçanta e kësaj ndeshje është se pë sj kaqe të panjohura  pjesa e dytë nisi me vonesë prej 15 minutave, por vazhdimit të pjesës së dytë çdo gjë shkoi në rregull  krejt  në suaza  të rregullave të futbollit dhe fair play-t. Heroi i kësaj përball;je  Fiton Ademi i cili ka  shënuar 10-të gola për ekipin e tij deri më tani pas  përfundimit të ndeshjes  për KlanMacedonia, deklaroi:

“I lumtur për fitoren e sotme, patëm në ndeshje të vështirrë, por jam i lumtur  dhe ndihem krenar për golat që ndihmoj ekipin të dalim kampion vjeshtor. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimit që në fund të kampionatit të kualifikohemi në elitën e futbollit vendor”.

Arsimi nga Koçani kthehet me një pike të rëndësishme duke  barazuar me Osogovën 1:1 edhe pse deri në minutën e fundit ishte në epërsi. Fitore të sigurta  kanë shënuar Pelisteri kundër Pobedës në Prilep dhe Skopje me fitoren kundë  Bellasicës në Strumicë. Ohri mundi Teteksin 2:0, ndërsa Detonit Pllaçkovica  mundi Kozhufin  gjithashtu 2:0. 

Pas ndeshjeve të javës së 14-të tabelën e kryeson Besa me 37 pikë, para Detonit Plaçkovica  që ka 32 dhe Pelisteri me 30 pikë

Rezultatet  e javës së 14-të

Bashkimi – Besa 1976  0:3
Belasica – Skopje  0:1
Detonit Plaçkovica – Kozhufi 2:0
Kamenica Sasa  – Karaorman 2:2
Novaci – Vardar Negotino 3:2
Ohrid – Teteksi 2:0
Osogova – Arsimi 1:1
Pobeda  – Pelisteri  0:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat