Real Madrid nuk gabon në Bernabeu

Futboll

Real Madrid nuk gabon në Bernabeu

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:01
Pamje nga ndeshja

Real Madrid nuk gaboi në stadiumin Santiago Bernabeu dhe mposhti Granadën e Myrto Uzunit me shifrat 2:0.

Madrilenët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Brahim Diaz në minutën e 26-të pas një asisti të Toni Kroos.

Në fraksionin e dytë, nuk mungoi edhe goli i njeriut më në formë te Reali, Rodrygo.

Braziliani nuk fali në minutën e 57 kur përballë portierit kundërshtar e pati të pamundur për të gabuar. Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Uzuni, por sulmuesi i kombëtares u zëvendësua në minutën e 64.

Pas kësaj ndeshje, Real Madrid u ngjit në vend të parë me 38 pikë, po aq sa edhe Girona, ndërsa Granada mbetet me shtatë pikë në vend të 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat