Futbollisti shqiptar: E kam idenë si ta ndaloj Petkoviqin

Futboll

Futbollisti shqiptar: E kam idenë si ta ndaloj Petkoviqin

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Pamje nga një ndeshje

 Futbollisti shqiptar, Jon Mersinaj, anëtar i Lokomotivës së Zagrebit dhe i kombëtares ë Shqipërisë, flet për shortin që Shqipëria ka rënë në grupin B në grup shumë të fortë, me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë. 

“Më vjen mirë që Shqipëria dhe Kroacia janë në të njëjtin grup.

Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua.

E kisha ndjenjën se do të dilnim vërtet në një grup ‘të zjarrtë’.

Të fitojë më i miri – thotë Mersinaj, transmeton media kroate “24 sata”.

“Kroacia ka një numër lojtarësh cilësorë, ata luajnë futboll interesant.

Për rezultatet e skuadrës së Zlatko Daliqit tashmë është thënë gjithçka. Kroacia ka përvojë të madhe për të luajtur në garat e mëdha.

“Forca jonë më e madhe është loja kolektive. Ne u kualifikuam në Euro për këtë. Kemi edhe lojtarë të rinj të fuqishëm. Në fakt, një përzierje cilësore. Ka edhe lojtarë më me përvojë. Funksionon mirë, të gjithë marrim frymë si një”, tha më tej.

Ju mund ta ruani Bruno Petkoviqin në Euro 2024. Si do ta ndalosh?

“Brunon e njoh shumë mirë, kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Një lojtar shumë i mirë, i fuqishëm dhe cilësor. Pa dyshim, ai është një nga lojtarët më të mirë në HNL. E kam idenë si ta ndaloj, por nuk të them ha, ha”, - tha në fund Mersinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat