Sahiti dhe Dajaku nuk ndalen, shënojnë për Hajdukun e Splitit 

Futboll

Sahiti dhe Dajaku nuk ndalen, shënojnë për Hajdukun e Splitit 

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:30
Sahiti

Futbollistët nga Kosova, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku, nuk kanë të ndalur në kampionatin kroat. 

Sahiti e Dajaku kanë shënuar për fitoren e thellë të Hajdukut të Splitit me rezultat 3:0 ndaj Goricës. 

Leon Dajaku ka shënuar në minutë e 20-të e Mihael Zaper në atë të 64-tën pas asistimit të Dajakut.

Sahiti e ka vulosur fitoren në minutën e 69-të.

Dajaku ka luajtur 65 minuta e Sahiti 72.

Hajduku kryeson me 39 pikë pas 17 jave e Gorica është në të katërtin me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat