Milani fiton ndaj Frosinones së shqiptarëve

Futboll

Milani fiton ndaj Frosinones së shqiptarëve

Nga: K. G. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
Pamje nga ndeshja

MIlani ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Frosinones, në takimin e vlefshëm në Serie A.

Joviq (43'), Pulisic (50') e Tomori (74') shënuan për Milanin dhe Brescianini (82') realizoi për Frosinonen. 

Futbollisti shqiptar Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç u paraqitën nga minuta e parë për Frosinonen.

Duhet theksuar minutën e 43-të, ishte rasti i një aksioni kur Marvin Çuni i rikuperoi topin Tomorit, por gaboi i vetëm përballë Maignan.

Pas javës së 14-të Milani renditet në vend të tretë me 29 pikë dhe Frosinonen në të 11-tin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat