Voska Sport përballet në Shtip me Bregallnicën

Futboll

Voska Sport përballet në Shtip me Bregallnicën

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:31
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, kërkon pikë në Shtip, në luftë për të ikë sa më. larg nga zona e rreziku.

Boska do të përballet me Bregallnicën, në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatin maqedonas.  

Kapiteni i Voskës, Jovan Nikoliq, shprehet optimist: “Na pret një ndeshje shumë e vështirë. 

Bregallnica është një skuadër e re dhe shumë e papërshtatshme. Dy herë kemi luajtur ndaj tyre këtë edicion, dhe në të dyja rastet kemi dalë si fitues.

Shpresoj se një gjë të tillë do të përsërisim edhe këtë herë.

Patjetër që duhet të përmirësojmë përshtypjen pas asaj disfate nga Tikveshi. Do të japim gjithçka nga vetja për të marrë tre pikë të plota”.

Futbollisti flet edhe për përparësitë e ekipit të tij:  

“Mendoj se për nuance jemi më me përvojë se ata, besoj që edhe ai momenti psikologjik të jetë në anën tonë, pasi kemi humbur ndeshjen e kaluar, do të kisha thënë pa fat, pavarësisht rezultatit të thellë, neve luajtëm mirë.

Mendoj se kemi forcë dhe se të bashkuar mund të dalim nga kjo situatë dhe jam i sigurtë se një gjë të tillë do e dëshmojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat