Daku: Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë

Futboll

Daku: Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:58
Daku

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, foli për shortin e Euro 2024, ku Shqipëria u pozicionua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Duke folur për Ora News, sulmuesi gjilanas u shpreh se në Gjermani, Shqipëria, do bëjë shumë surpriza, pasi “po na marrin si ekip të lehtë.”

“Grup i fortë por, ne si shqiptarë jemi mësuar që nga fillimi nuk kemi pas asgjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel”, deklaroi fillimisht ai.

“Do ikim në Gjermani pa asnjë shpresë se po na marrin si ekip të lehtë”.

“Do ikim atje dhe do bëjmë shumë surpriza.

Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, deklaroi ndër të tjera Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat