Grupi i Shqipërisë lë pa fjalë Gvozdenoviqin

Futboll

Grupi i Shqipërisë lë pa fjalë Gvozdenoviqin

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 00:01
Gvozdenoviq

Skënderbeu ka marrë tre pikë të vyera në garën për final 4, pas fitores 1:0 ndaj Erzenit. Korçarët tashmë janë me pikë të barabarta me Tiranën(21) në vendin e tretë dhe katërt.

Goli i vetëm i sfidës për Skënderbeun u shënua nga Franklin në minutën e 30’ të pjesës së parë. Gvozdenoviq, trajneri i Skënderbeut, foli pas ndeshjes për mikrofonin e MCN-së. Ai nuk kishte koment, për grupin e Shqipërisë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë sepse i dukej shumë i fortë.

Sulmuesi për golin.

Ndoshta mund të them. 3 ndeshje, 3 gola për Franklin.

Ndeshje e vështirë, por keni konsoliduar pozicionin në klasifikim. Një lloj qetësie si skuadër.

Po sot ishte ndeshje shumë e vështirë sepse Erzeni shumë skuadër e mirë. I uroj shumë sukses në vazhdimësi. Bravo çunat. Me këtë fitore jemi pak më qetë, prap kemi dhe 4 ndeshje për fazën e dytë.

Sot ishim njësoj. Dhe kundër Kukësit dhe sot me 1 formacion 4-2-3-1.

Grupi i Shqipërisë.

E pashë grupin, ishte shumë i fortë. Nuk e di çfarë të them.

Mos pate frikën për barazim sërish?

Nuk mund të them me frikë, por ishim me kujdes. 1 me 0 deri në fund je me stres pozitiv. Nëse do shënonim të dytin, do ishim më të qetë. Çunat ishin sot më mirë se kundër Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat