Pioli: Jemi vonë për titull

Futboll

Pioli: Jemi vonë për titull

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 00:04
Pioli

Pioli: Teo qendërmbrojtës? Ishte ideja e tij, sepse kisha plane të tjera! Erdhi në stërvitje dhe më tha…

Milani triumfoi ndaj Frozinones me rezultatin 3-1, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Në lidhje më këtë sukses foli edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, që për mediat italiane, ndër të tjera u shpreh:  

“Milani filloi duke u përpjekur të jetë konkurrues për të fituar titullin Pastaj vetëm një ekip do ta fitojë atë dhe Interi dhe Juve janë ekipe shumë të forta.  

Jemi vonë për titullin, këto dy fitore radhazi janë të mira, por tani na duhet vazhdimësi për të rikuperuar disa pikë pak nga pak dhe më pas luajmë për titullin nga marsi deri në fund. 

Unë gjithmonë inkurajoj lojtarët e mi. Sot ne u përgjigjëm mirë në fushë, tifozët u përgjigjën shumë sepse na inkurajuan dhe duhet të vazhdojmë kështu: nëse duam të luftojmë për pozitat kryesore, duhet të shtyjmë fort.  

Unë vazhdoj të besoj se Luka Joviç ka cilësi të shkëlqyera teknike dhe fizike. Gjendja e tij nuk ishte e mirë në fillim, tani është mirë. Besoj se mund t’i japë shumë kësaj skuadre. 

Teo qendërmbrojtës? Ishte ideja e tij, sepse kisha plane të tjera. Erdhi dhe më tha në stërvitje se mund ta mbulonte ai atë rol pas dëmtimit të Çaut. Tregoi edhe njëherë se është një lider, duke bërë një ndeshje të pastër dhe duke kontribuar edhe në daljet e ekipit”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat