“Nuk shkojmë në Gjermani si turistë”, Duka: Shqipëria do të luajë si e barabartë!

Futboll

“Nuk shkojmë në Gjermani si turistë”, Duka: Shqipëria do të luajë si e barabartë!

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:24
Armando duka

Shqipëria mësoi pasditen e së shtunës kundërshtarët në fazën e grupeve të Euro 2024.

Kuqezinjtë u shortuan në Grupin B, aty ku do të përballen me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Një grup tejet i vështirë, ose më saktë, grupi i “ferrit” për të besuarit e trajnerit Sylvinho.

Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka nëpërmjet një reagimi në rrjetet e tij sociale, thekson se Shqipëria nuk do të shkojë në Gjermani për turizëm.

Duka shtoi se Shqipëria do të luajë si e barabartë, pavarësisht kundërshtarëve me shumë eksperiencë në të tilla kompeticione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat