Arsenal dhe Chelsea kanë tri alternativa nëse dështon transferimi i Osimhen

Futboll

Arsenal dhe Chelsea kanë tri alternativa nëse dështon transferimi i Osimhen

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 09:10
Këto janë tri alternativat e Arsenalit dhe Chelseat

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen me shumë gjasë do të qëndrojë në Itali dhe kjo mund të bëjë që rivalët nga Londra, Chelsea dhe Arsenal të shikojnë për alternativa të tjera në treg.

Ka qenë vet presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentiis, ai që ka çuar sinjalin se nigeriani do të nënshkruajë një kontratë të re.

Në rast se kjo ndodh me të vërtetë, atëherë këto janë tri alternativat e Arsenalit dhe Chelseat, që mund të konsiderojnë për një transferim të mundshëm.

1.Ivan Toney

Një ndër sulmuesit më të spikatur të Ligës Premier, padyshim që do të jetë njëri nga objektivat kryesorë të ekipeve të mëdha në Angli. Toney kishte shënuar 20 gola sezonin e kaluar në elitën e futbollit anglez, duke qenë vetëm mbrapa Erling Haaland dhe Harry Kane.

Por, problematike mund të jetë klauzola e lirimit e vendosur nga Brentfordi që kërkon 80 milionë euro për shërbimet e anglezit.

Një gjë tjetër është se Toney nuk do mund të luajë deri pas festave të fundvitit për shkak se është dënuar për bastvënie të paligjshme.

2.Evan Ferguson

Ani pse 19-vjeçari pritet të mbarojë këtë sezon me Brightonin, Arsenal dhe Chelsea mund të ‘tesojnë ujërat’ gjatë afatit kalimtar veror. Ferguson, i lindur në Irlandë është njëri nga talentët më të mëdhenj të Ligës Premier.

Ai po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit italian, Roberto De Zerbi teksa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në më pak se 650 minuta të luajtura.

Mosha e tij e re dhe kualiteti që posedon në këmbët e tij, mund ta bëjë njërin ndër objektivat kryesorë të afatit kalimtar për shumë klube.

3.Serhou Guirassy

Nuk është surprizë që shumë klube të mëdha në Evropë po e mbajnë një sy tek situata e sulmuesit të Stuttgartit, duke marrë parasysh statistikat e tij të jashtëzakonshme në Bundesliga këtë sezon.

Guirassy momentalisht regjistron një gol të shënuar në çdo 46 minuta të luajtura për ndeshje.

Shto kësaj edhe klauzolën e tij të lirimit ekstremisht të ulët, në vetëm prej 15 milionë eurosh, është pothuajse e sigurtë se Guirassy së shpejti do të bëjë ‘lëvizjen e ëndrrave’ në karrierën e tij.

A do të jetë në “Emirates” apo në “Stamford Bridge”, ajo mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat